Kuçi: Të premtën me Shkumbinin realizuam një intervistë, që do të transmetohet sonte

Aktuale

Kuçi: Të premtën me Shkumbinin realizuam një intervistë, që do të transmetohet sonte

Nga: A.Z Më: 18 tetor 2020 Në ora: 18:56
foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka reaguar ndaj sulmit me armë zjarri ndaj gazetarit, Shkumbin Kajtazi. Ai përmes një postimi në Facebook, tha se me shqetësim të thellë ka marrë lajmin për sulmin ndaj gazetarit, përcjell "Bota sot".

Më tej ka shtuar se e denoj këtë sulm duke kërkuar edhe nga organet e rendit të ndërmarrin masa për të zbardhur rastin.

Postimi i plotë:

Me shqetësim të thellë sot kuptova për sulmin ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, që fatmirësisht përfundoi vetëm me dëme material.
Të premtën bashkë me Shkumbinin realizuam një intervistë, që do të transmetohet sonte dhe patëm kohë të flisnim, aq sa të njiheshim mes vete.
Sulmi ndaj një gazetari është sulm ndaj lirisë së fjalës, sulm ndaj medias. E dënoj këtë sulm dhe kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin të gjitha masat për të zbardhur këtë rast sa më shpejtë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat