Hoti falënderon delegacionin Amerikan për ndihmën e shtet ndërtimit të Kosovës

Aktuale

Hoti falënderon delegacionin Amerikan për ndihmën e shtet ndërtimit të Kosovës

Nga: A.Z Më: 19 tetor 2020 Në ora: 14:02
foto nga vendi ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, kanë pritur në takim një delegacion nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikë, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ai më tej ka shtuar se temë kryesore ishte lidhur me implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës po bënë hapat e nevojshëm drejt implementimit të marrëveshjes së Washingtonit.

Bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, takuam një delegacion nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kryesohej nga z. Mattew Zais, zëvendës Ndihmës Sekretar Kryesor, ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësues të USAID-it, me të cilët diskutuam për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

I falënderova delegacionin amerikan për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës, në të gjitha periudhat e shtet ndërtimit.

Në këtë takim është diskutuar për nevojat ekonomike dhe energjetike të Kosovës, të cilat burojnë nga Marrëveshja e Washingtonit e 4 shtatorit 2020, e arritur në Shtëpinë e Bardhë dhe implementimin e projekteve të dakorduara në këtë marrëveshje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat