Zemaj vizitë në Qendrën Korrektuese dhe Edukative në Lipjan

Aktuale

Zemaj vizitë në Qendrën Korrektuese dhe Edukative në Lipjan

Nga: A.Z Më: 19 tetor 2020 Në ora: 14:37
foto nga vendi ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka vizituar Qendrën Korrektuese dhe Edukative në Lipjan, kjo vizitë është zhvlliuar për të përcjell mesazhin e kujdesit të Ministrisë së Shëndetësisë për të gjithë, përcjell “Bota sot”.

Më tej ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar të mbështesë shërbimet shëndetësore në burgje për të garantuar trajtim të barabartë me qytetarët tjerë të vendit.

Postimi i plotë:

Vizita në Qendrën Korrektuese dhe Edukative në Lipjan, takimi me drejtorin e Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçin, dhe Drejtorin e Shëndetësisë në Burgje, Milazim Gjocin, është zhvilluar për të përcjell mesazhin e kujdesit të Ministrisë së Shëndetësisë për të gjithë, në të gjitha institucionet e vendit.

Përkujdesja shëndetësore në qendrat korrektuese, në kohë pandemie, është mjaft sfiduese. Por, duke iu falënderuar zbatimit të plotë masave për pengimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19, nga ana e punonjësve të Shërbimit Korrektues në bashkëpunim dhe mirëkuptim të familjarëve të të burgosurve, infektimet janë shumë të vogla.

Uroj që masat e ndërmarra në pajtim me situatën, do të ruajnë dhe mbrojnë edhe më tej të gjithë të burgosurit, në veçanti gratë dhe të miturit.

Parandalimi i infektimit është rruga më e mirë për ta mundur virusin e rrezikshëm.

Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar të mbështesë shërbimet shëndetësore në burgje për të garantuar trajtim të barabartë me qytetarët tjerë të vendit.

Bashkë ia dalim!

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat