Publikohet bilanci i ri i Covid-19 në Kosovë, këto janë shifrat

Aktuale

Publikohet bilanci i ri i Covid-19 në Kosovë, këto janë shifrat

Nga: A.Zh Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Tre persona kanë vdekur nga Koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Janë regjistruar edhe 118 raste të reja, derisa 50 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Numri total i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, ka arritur në 656.

Njoftimi i IKSHPK-së:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan, 1 raste nga Spitali i Përgjithshëm, Pejë dhe 1 rast nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 17.009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.637.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat