Nënkryetari i PDK-së: Vetëvendosje është faktor që s’mund të injorohet

Aktuale

Nënkryetari i PDK-së: Vetëvendosje është faktor që s’mund të injorohet

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 18:26
Kurti dhe Veseli

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka thënë se dëshiron marrëveshje gjithëpërfshirëse, në mënyrë që Qeveria e Kosovës ta çojë mandatin deri në fund.

Totaj ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që pjesë e kësaj marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të bëhet jo vetëm PDK-ja, por edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ai është shprehur se nuk mund dhe nuk duhet të injorohet LVV si parti.

“Unë besoj që Vetëvendosja është një parti e cila nuk duhet të injorohet, as të anashkalohet… e çka do të ndodh mbetet me u pa. Është një faktor – me gjithë qasjen ndryshe që mund ta kemi – që nuk mund të injorohet”, ka thënë Totaj.

I pyetur se po e injorojnë vazhdimisht kërkesën e LVV-së për ta rrëzuar Qeverinë Hoti, Totaj ka thënë se s’po e injorojnë komplet këtë subjekt politik.

“E injorojmë një kërkesë, por nuk e injorojmë komplet Vetëvendosjen”, ka thënë nënkryetari i PDK-se.

Ai ka përsëritur se megjithatë janë të gatshëm ta rrëzojnë Qeverinë nëse LVV i sjell nënshkrimet në seancë të Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat