Hamiti: Asociacioni s’kërkon ndryshimin e Kushtetutës, përveç nëse Kosova lëshon pe

Aktuale

Hamiti: Asociacioni s’kërkon ndryshimin e Kushtetutës, përveç nëse Kosova lëshon pe

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 18:36
Politikologu Muhamet Hamiti

Politikologu Muhamet Hamiti, ka thënë që një nivel i tretë i pushtetit do të cenonte rëndë integritetin shtetëror të Kosovës.

Ajo që përmendi në Beograd, Miroslav Lajçak, i Dërguar i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, kur tha se “Kushtetuta e Kosovës nuk është Bibël dhe mund të ndryshojë”, është shqetësuese për Hamitin.

“Fakti që e ka ngritur mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës është shqetësues. Është Serbia që duhet ta ndryshojë Kushtetutën e saj nën preambulën e së cilës është Kosova. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk e kërkon ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës përveç nëse në bisedat e mëtejme Kosova lëshon pe”.

“Me parametrat e dakroduar me 2013 dhe 201515 nuk do të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës – përveç nëse në përfundim të marrëveshjes obligative, eventualisht të bihet dakord për aspekte të tjera që do të mund të ishin edhe në favor të Kosovës, pse jo?”, është shprehur Hamiti.

Ai në Info Magazine ka vlerësuar se Kosova nuk duhet të pranojë as asociacion me kompetenca ekzekutive as ndarje.

“Zërat e atyre që thonë se nuk duhet të bëhet AKS… nëse nuk bëhet rrezikojmë të shkojmë të zgjidhja tjetër që është ndarja e Kosovës”.

“S’kemi nevoj për njohje të Serbisë për të qenë shtet jofunksional. AKS është ky që është ose do të jetë ky që do të jetë. Kosova do të punojë për statutin mbi bazën e komenteve të Gjykatës Kushtetuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat