19 vite më parë u vra Besim Dajaku, reagon i mllefosur vëllai i tij

Aktuale

19 vite më parë u vra Besim Dajaku, reagon i mllefosur vëllai i tij

Nga: P.R Më: 19 tetor 2020 Në ora: 19:53
19 vite më parë u vra Besim Dajaku, truproja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Liridoni, vëllai i Besim Dajakut, truprojës së presidentit historik, Ibrahim Rugova i cili u vra në një atentat më 19 tetor të vitit 2001, përmes një postimi në facebook është shprehur i mllefosur me drejtësisë në Kosovë, e cila ka dështuar ta zbardh vrasjes e Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit.

“Qe 19 vjet: akuza, trillime, helm, turp, gënjeshtra e lot. Sa lot krokodili u derdh për ju! Thjesht: zhurma e zhurma për drejtësi të kamufluar; makiazhe të vazhdueshme për interesa të ndryshme e për pushtet. Ne, familja e Besim Dajakut, as s'kemi pritur atëherë dhe as që presim sot drejtësi nga Institucionet e krimbura të Kosovës, e nga krimbat tjerë përreth tyre...”, shkuan Liridon Dajaku, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

19 vite më parë, në natën e 19 tetorit të vitit 2001 u goditën në pritë Besim Dajaku e Bekim Kastrati.

Nata e errët e 19 tetorit, njerëz, edhe sot e errët për ne mbeti, nuk u zbardh kurrë.

Që 19 vjet: akuza, trillime, helm, turp, gënjeshtra e lot. Sa lot krokodili u derdh për ju! Thjesht: zhurma e zhurma për drejtësi të kamufluar; makiazhe të vazhdueshme për interesa të ndryshme e për pushtet.

Ne, familja e Besim Dajakut, as s'kemi pritur atëherë dhe as që presim sot drejtësi nga Institucionet e krimbura të Kosovës, e nga krimbat tjerë përreth tyre...

Jemi krenar për ty, Besim - Luftëtar i Bardhë! Njashtu jemi krenar që s'ta njollosëm kurrë gjakun tënd, Besim! Vepra jote ka mbetur e bardhë, ashtu siç e le ti, të pastër si loti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat