Vëllai i Gani Gecit flet për atentatin e 19 viteve më parë: Urdhërdhënësit do të turpërohen para popullit!

Aktuale

Vëllai i Gani Gecit flet për atentatin e 19 viteve më parë: Urdhërdhënësit do të turpërohen para popullit!

Nga: N.Sh Më: 19 tetor 2020 Në ora: 20:00
Vëllezërit Geci

Vëllai i Gani Gecit, Nebihu ka folur për atentatin e 19 viteve më parë, ku mbetën të vrarë dy shokë të tyre.

Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati u vranë në këtë atentat, ndërsa mbeti i plagosur rëndë Gani Geci, ish deputeti i Kosovës.

Geci përmes një postimi në Facebook, shkruan se, urdhërdhënësit dhe vrasësit kanë menduar që do t’i ikin drejtësisë, por një ditë sipas tij, do të dalin para drejtësisë dhe do të turpërohen para popullit.

Shkrimi i plotë:

Në pabesi dhe në pusi të pabesët ngrehin gishtin dhe vranë Besim Dajakun dhe Bekim Kastratin me 19.10. 2001. Besimi ishte një luftëtar i lirisë dhe pas luftës ishte mbrojtës i afërt i presidentit Rugova, ndërsa Bekimi ishte poashtu një luftëtar i pashoq, dhe pas luftës gazetar i Bota Sot, po ashtu në atë atentat u plagos rend vëllai ynë Gani Geci, dhe për fat të mirë shpëtoi baci Shan pa plagë, Shani Geci.

Urdhërdhënësit dhe vrasësit kanë menduar se do i ikin drejtësisë, por një ditë do të dalin para drejtësisë dhe do të ballafaqohen me pabesitë e tyre dhe do të turpërohen para popullit.

Ne vetëm atëherë kur të zbardhet e vërteta rreth atentatit do të jemi të qetë.

Lutem që shpirti i tyre të gjejë qetësin në botën e përhershme amin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat