Mësuesi i Ukë Bytyçit me një rrëfim të dhimbshëm: Uka humbi jetën nga një atentat...

Aktuale

Mësuesi i Ukë Bytyçit me një rrëfim të dhimbshëm: Uka humbi jetën nga një atentat...

Nga: N. H Më: 19 tetor 2020 Në ora: 20:12
Ukë Bytyçi

Opinionisti Adem Bytyçi ka përkujtuar Ukë Bytyçin, ish-kryetarin e Degës së LDK-së në Suharekë në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij.

Adem Bytyçi mësuesi i Ukë Bytyçit, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, kujton Ukën, nxënësin e tij, si një personalitet fisnik, bujar dhe i brumosur me ide patriotike.

Me tej ai shkruan se ish-kryetari i Suharekës ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një bashkëpunëtor i afërt i dr.Ibrahim Rugovës, ikonës të rezistencës paqësore kundër hegjemonizmit dhe shovinizmit serb antishqiptar.

Ja shkrimi i tij:

18 vite në nderim të Kryetarit të parë të Komunës së Therandës pas çlirimit, ing. Ukë Bytyçi!

Lavdi!
E kam patur fatin ta kem nxënës Ukë Bytyçin, ruaj kujtimet më të bukura për të, si një personalitet fisnik, bujar dhe i brumosur me ide patriotike.

Me rastin e luftës për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb, është treguar një luftëtar i denjë dhe një patriot i devotshëm.

Ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një bashkëpunëtor i afërt i dr.Ibrahim Rugovës, ikonës të rezistencës paqësore kundër hegjemonizmit dhe shovinizmit serb antishqiptar.

Ukë Bytyçi, nuk arriti të gëzojë frytet e lirisë dhe të jep kontributin e tij në zhvillimin e vendit pas çlirimit, pasi humbi jetën tragjikisht nga një atentat mizorë dhe antikombëtarë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për heroin Ukë Bytyçi, nga fshati Semetisht, komuna e Therandës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat