Armend Zemaj paralajmëron përkeqësim të situatës me koronavirus

Aktuale

Armend Zemaj paralajmëron përkeqësim të situatës me koronavirus

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 20:28
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka theksuar se Kosova është duke e menaxhuar mirë situatën me Covid-19.

Ai tha se as Kosova nuk mund të jetë imune ndaj pandemisë me koronavirus.

“Imune mund të jemi vetëm nëse i respektojmë masat anti-covid”, tha ai në Kanal 10.

I pari i shëndetësisë ka paralajmëruar se mund të ketë përkeqësim të situatës me koronavirus.

Ai tha se me ardhjen e vjeshtës do të shtohen edhe pacientët me grip sezonal, dhe kësisoj mund të shtohen rastet me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat