“Ukë Bytyçi, njeri i fjalës, por mbi të gjitha ka qenë i pa kompromis me dhunën”

Aktuale

“Ukë Bytyçi, njeri i fjalës, por mbi të gjitha ka qenë i pa kompromis me dhunën”

Nga: N. H Më: 19 tetor 2020 Në ora: 20:36
Ukë Bytyçi

Visar Berisha, djali i Kolë Berishës, ish-nënkryetarit të LDK-së e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka kujtuar ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin, i vrarë 18 vite më parë në një atentat paslufte.

Berisha thotë se Bytyçi ka qenë njeri i fjalës por mbi të gjitha ka qenë i pa kompromis me dhunën, terrorin dhe totalitarizmin.

Ai shkruan se ish-kryetari i ka dalë në mbrojtje lirisë themelore siç është vota.

Ja shkrimi i tij:

Qysh duhet me kuptue Uk' Bytyqin?

Uka asht' martir i demokracisë në Kosovë! Ai vetëdijshëm i ka dalë në mbrojtje lirisë themelore siç asht' vota.

S’ka asnjë dyshim që kanë njeri i fjalës por mbi të gjitha ka qenë i pa kompromis me dhunën, terrorin dhe totalitarizmin.

Mos kompromisin e ka pague me jetë, por veç se tuj e ba themel per mosvdekjen e demokracisë në këtë vend.

Të pastë drite shpirti baca Ukë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat