Zemaj: Asnjë pacient gjatë pandemisë me COVID-19 s’është trajtuar në korridore të spitaleve

Aktuale

Zemaj: Asnjë pacient gjatë pandemisë me COVID-19 s’është trajtuar në korridore të spitaleve

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 20:46
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj deklaroi sot se asnjë pacient gjatë pandemisë me koronavirus nuk është trajtuar në korridoret e spitaleve në Kosovë.

“Unë e kam trashëguar këtë sistem shëndetësor dhe këto klinika. Asnjë pacient gjatë pandemisë me koronavirus nuk është trajtuar në korridore”, ka thënë ai në emisionin Prime Time në Kanal 10.

Zemaj ka folur edhe rreth spitalit COVID, për të cilin ka thënë se procedurat janë drejt përfundimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat