Nënkryetarja e Kuvendit: Hoti e ka pranuar se tema e Asociacionit do të jetë pjesë e dialogut

Aktuale

Nënkryetarja e Kuvendit: Hoti e ka pranuar se tema e Asociacionit do të jetë pjesë e dialogut

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 21:11
Avdullah Hoti

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëria Nagavci, ka folur për ndryshimet Kushtetuese për tu formuar Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovës.

Ajo tha se Hoti e ka pranuar që Asociacioni do të jetë pjesë e dialogut për të arritur një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk duhet të harrojmë  se vetë Avdullah  Hoti si kryeministër e ka pranuar se e ka diskutuar këtë temë dhe ai disa herë i ka ndërruar deklaratat. Nëse nuk keni harruar kur  Hoti ka qenë në Bruksel vetë ka deklaruar se në Bruksel janë hapur dy tema çështja e obligimeve financiare dhe çështja e asociacionit. Ai thotë se e kemi një marrëveshje të vitit 2015 dhe ne do ta diskutojmë si pjesë e marrëveshjes përfundimtare”, deklaroi Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat