Lladrovci takohet me Ahmetin: Për pengesa, ia kemi marrë dorën moti!

Aktuale

Lladrovci takohet me Ahmetin: Për pengesa, ia kemi marrë dorën moti!

Nga: A.Morina Më: 19 tetor 2020 Në ora: 19:59
Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në facebook ka treguar se ka pasur një takim me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lladrovci tha se gjatë takimit u bisedu në lidhje me taksat për autostradën që i takojnë Drenasit.

"Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional. Për pengesa, ia kemi marrë dorën moti!", shkroi Lladrovci, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Sonte e takova Kryetarin e Prishtinës, Shpendin, mikun tim, dhe ishte rast ta trajtojmë në shpejtësi çështjen e taksës për parking.

Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional.

Për pengesa, ia kemi marrë dorën moti!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat