Reagon Alma Lama, i del në mbrojtje ambasadorit Qëndrim Gashi: Kosova nuk është shtet i BIK-ut, por i të gjithë qytetarëve

Aktuale

Reagon Alma Lama, i del në mbrojtje ambasadorit Qëndrim Gashi: Kosova nuk është shtet i BIK-ut, por i të gjithë qytetarëve

Nga: N. H Më: 19 tetor 2020 Në ora: 22:19
Alma Lama

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi i cili në profilin e tij në Twitter ka shpërndarë karikaturat e Pejgamberit Muhamed.

Lidhur me këtë, ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, gazetarja dhe deputetja, Alma Lama.

Ajo përmes profilit të saj në Facebook, ka thënë se ambasadorët nuk mund të mbrohen vetë nga linçimet publike.

Sipas ish-ambasadores, ata duhet t’i mbrojë Ministria e Punëve të Jashtme, përcjell “Bota sot”.

Në fund të shkrimit ajo thekson se, “Kosova nuk është shtet i BIK-ut (me Kushtetutë) por i të gjithë qytetarëve”.

Ja shkrimi i znj. Alma Lama:

Ambasadorët nuk mund teë mbrohen vetë nga linçimet publike. Ata duhet t’i mbrojë Ministria e Punëve të Jashtme.

Kosova nuk është shtet i BIK-ut (me Kushtetutë) por i të gjithë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat