Përkrahësi i republikanëve: Pence na siguroi se nuk do të ndodhë ndarja apo bosnjëzimi i Kosovës dhe na premtoi njohjen nga Serbia

Aktuale

Përkrahësi i republikanëve: Pence na siguroi se nuk do të ndodhë ndarja apo bosnjëzimi i Kosovës dhe na premtoi njohjen nga Serbia

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 22:35
Profesor Mikel Demaj

Profesor Mikel Demaj që është përkrahës i republikanëve ka thënë se nënpresidenti i SHBA’së, Mike Pence, i ka premtuar në një takim në Miçigan përfaqësuesit shqiptar se Kosova nuk do të ndahet apo bosnjëzohet si dhe në përfundim të procesit do të vijë njohja nga Serbia.

“Mendojmë se duhet të jemi të kujdesshëm gjatë këtyre votimeve dhe të mos i vëmë të gjitha vezët në një shportë. Përgatitjet tona për këto zgjedhje kanë filluar shumë më herët. Mbështetësit e republikanëve kemi shfrytëzuar të drejtën tonë si qytetarë të Amerikës që të bashkëpunojmë me institucionet dhe të kemi ndikim në këto votime”, thotë ai.

“Fillimisht kur votojmë konsiderojmë interesat tona si qytetarë të SHBA’së dhe të ardhmen e familjeve tona. Për neve i rëndësishëm edhe qëndrimi i administratave karshi problemeve tona si shqiptar dhe ceshjtes së Kosovës. Konsiderojmë që Serbia për ta njohur Kosovën duhet të ketë presion shumë më të madh prej dikujt i cili jo vetëm shpërndan detyra por edhe merr përgjegjësi. Ne konsiderojmë që Trump është kandidat që kërkon përgjegjësi. Kemi fakte që përfaqësuesi jonë i shqiptarëve republikanë në komunën 6 kishte një kontakt në kuadër të zëvendëspresidenti Pence në Micigan me rastin e atij kontakti kishte mundësi ti shpreh kërkesat e komunitetit tonë karshi përfundimit të dialogut Kosovë-Serbi. Zoti Pence i dha mundësi zotit Gegaj dhe i t’i paraqes kërkesat si komunitet. Edhe pse Pence ishte në krye të shtabit për luftim të virusit megjithatë me kërkesën e Gegaj ai u përgjigj letrës që i dërguam atij dhe në kuadër të përgjegjës Pnce siguroi se në bisedimet Kosovë-Serbi nuk do të ketë ndarje apo bosnjëzim të Kosovës. Në dy siguroi se marrëveshja përfundimtare do të përfundojë me njohje. Në tre siguroi se në marrëveshje do të përfshihet ndihma për zhvillim ekonomik dhe do të bashkëpunojë me cilëndo parti që fiton zgjedhjet demokratike në Kosovë”, shtoi Demaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat