Demhasaj: Shuarja e Task-forcës kundër korrupsionit është ndërhyrje në drejtësi

Aktuale

Demhasaj: Shuarja e Task-forcës kundër korrupsionit është ndërhyrje në drejtësi

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 23:44
Arton Demhasaj

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” ka komentuar vendimin e marrë sot nga Qeveria për shfuqizimin e Task-forcës anti-korrupsion, njësi që prej 10 vjetësh vepronte në kuadër të Policisë së Kosovës dhe merrej me profile të larta të korrupsionit.

Demhasaj theksoi se është vendim i paarsyeshëm shuarja e kësaj njësie pa një raport paraprak që tregon për punën e bërë gjatë 10 vjetëve.

“Ky vendim është i ngutshëm për shkak se nuk besoj se qeveria do duhej me marrë aq lehtë vendime të tilla për të shuar njësi të cilat merren me hetim dhe luftim të korrupsionit – kjo njësi është krijuar para 10 vjetëve në kuadër të Policisë së Kosovës dhe mbikëqyrje të Prokurorisë Speciale dhe ka qenë e thirrur për me i hetu rastet e larta të korrupsionit që ndërlidhen kryesit me politikën dhe krimin e organizuar”.

“Marrja e vendimit për të shuar këtë njësi pa bërë një raport paraprak për punën se sa ka qenë efikase mendoj që është veprim dhe vendim i ngutshëm njëkohësisht edhe i paarsyshëm dhe palogjikshëm”, deklaroi Demhasaj

Demhasaj mes tjerash theksoi se marrja e një vendimi të tillë në mënyrë indirekte mund të cilësohet si interferim në sistemin e drejtësisë në vend.

“Qeveria ka të drejtë të marrë vendime qoftë për me krijuar njësi apo për të shuar njësi të caktuara që merren me fenomene të caktuara por paralelisht duhet të japin një arsye se pse merren vendime të tilla”.

“Shuarja e një njësie të tillë që funksionon qe 10 vjet pa një arsye të qartë se pse po shuhet mendoj se mund të konsiderohet në mënyrë indirekte interferim në punët e sistemit të drejtësisë që merret me hetimin dhe luftimin e korrupsionit – prandaj mendoj se një vendim i tillë nuk është dashtë me u marrë nga Qeveria pa një hetim ose hulumtim paraprak të punës së kësaj njësie”.

“Nëse kish ardh ftesa nga sistemi i drejtësisë nga vetë Policia që kjo njësi konsiderohej e panevojshme atëherë qeveria kish pas arsye me marrë një vendim të tillë, përderisa nuk ka pasë kërkesë atëherë mendoj se kjo mund të konsiderohet si interferim në punën e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Demhasaj

A mund të jetë ndoshta si hakmarrje lidhur me rastet që ishin duke u hetuar nga kjo Task-forcë?

“Nëse flasim për kohën kur është marrë vendimi dhe analizojmë pak ngjarjet e javës së fundit që kanë ndodhë edhe mund të ketë lidhje të tilla, kjo njësi është marrë kry e këput për të hetuar rastet e profilit të lartë të korrupsionit e që këto lidhen direkt me njerëz që janë politikë si ish-kryetar të komunave, deputet, ministra e të tillë, fakti që para një javë është iniciuar një aktakuzë ndaj kryetarit të komunës së Istogut mund të ketë lidhje të tilla direkte”, deklaroi Demhasaj

“Kemi parë që është iniciuar aktakuzë për kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugovën, pas kësaj u bë shkarkimi i drejtorit të Policisë pa arsye as për këtë nuk është dhënë aryse dhe tash po e kemi një vendim tjetër që po e shuan njësinë që ka qenë e themeluar brenda Policisë për të hetuar këto raste atëherë në mënyrë indirekte po krijohet një lidhje logjike që kjo mund të jetë në lidhje me këto raste që kanë qenë duke u hetuar, kjo në një mënyrë mundet me pengu edhe punën ose hetimin e rasteve që janë tash në vazhdim ose që kanë qenë duke u hetuar nga kjo njësi për faktin që tani është marrë vendim për me u shu kjo njësi”.

Sipas Demhasajt derisa Kosova në raportet ndërkombëtare cilësohet si një vend i korruptuar që është korrupsion kryesisht i lidhur me politikën me shu një njësi të tillë tregon se sa i palogjikshëm është ky vendim i marrë nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat