Vjen reagimi i ashpër për Bashkësinë Islame të Kosovës: Po thërret për vrasje makabre

Aktuale

Vjen reagimi i ashpër për Bashkësinë Islame të Kosovës: Po thërret për vrasje makabre

Nga: N. H Më: 19 tetor 2020 Në ora: 23:58
Bashkësia Islame

Bashkësia Islame i ka reaguar ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, që shpërndau një artikull të një gazete prestigjioze franceze “Le Figaro”, ku si fotografi ilustruese ishin përdorur karikaturat e revistës Charlie Hebdo.

Në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës thuhet se ky është akt i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Ndaj kësaj deklaratë të BIK-ut, ka reaguar analisti politik Nexhat Haziri.

Ai thotë se më këtë akuzë, Bashkësia Islame po bënë thirrje për vrasje makabre.

Ja shkrimi i tij:

BIK akuzon rëndë ambasadorin Qëndrim Gashi, thotë se i publikoi karikaturat e Profetit Muhamed

- Me ketë "akuze",. BIK-u po thërret për vrasje makabre në emër te Allahut siç ishte ajo në Francë. BIK-u nën udhëheqjen e kryevehabistit Naim Tërnava, nuk është asgjë tjetër , veç një organizate terroriste.(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat