Hamiti: Nuk luan rol pozicionimi i politikanëve shqiptarë për kandidatët për presidentë në SHBA

Aktuale

Hamiti: Nuk luan rol pozicionimi i politikanëve shqiptarë për kandidatët për presidentë në SHBA

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 00:20
Profesori Muhamet Hamiti

Profesori Muhamet Hamiti ka folur rreth deklaratave të kryetarit të VV’së për zgjedhjet në SHBA. Ditë më parë ish-kryeministri u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në Amerikë që të votojnë për kandidatin demokrat për president, Joe Biden.

“Nuk luan kurrfarë roli pozicionimi i kujtdo prej politikanëve shqiptarë në Prishtinë dhe Tiranë për njërin apo kampin tjetër. Kurrfarë roli s’luan’, tha Hamiti.

Ai ka përmendur se pozicionimi i Kurtit për kandidatin demokrat, nuk është rast i paprecedent.

“Reagimi më skandaloz ishte para katër vjetësh i Edi Ramës. Sepse ai e pati quajtur ‘turpi i civilizimit tonë’. Le të ishte dhe ashtu në mendjen e tij por një protagonist i rëndësishëm politik, këtë punë s’duhet ta bëjë sepse s’i takon. Peshë nuk çon hiq”, shpjegoi Hamiti.

“Edhe Thaçi u pat rreshtuar por ka qenë rreshtim më i butë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat