​Mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Aktuale

​Mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 07:44
Ilustrim

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen gjashtë komisione parlamentare.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitetet, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim si dhe komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, janë këto komisionet që do të mblidhen sot.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitetet, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të mblidhet në ora 11:00. Fillimisht do të propozohet dhe miratohet rendi i ditës, e më pas pikë të dytë të rendit të ditës do të jetë shqyrtimi në parim i Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovë, nr.07/L-021.

Në këtë komision do të shqyrtohet në parim Projektligji për të Drejtën Ndërkombëtare Private, më pas shqyrtimi i shkresës nga ish-sindikata e nëpunësve dhe ish-sindikata e policëve të Kosovës të viteve të 90-ta.

Po ashtu në këtë komision do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit me rekomandime të Avokatit të Popullit për rastin A. nr. 452/2020, në lidhje me mos aprovimin e propozimit të Odës së Avokatëve të Kosovës, për kandidatët anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe pika e fundit është, të ndryshme.

Edhe komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mbahet në ora 11:00 ku pritet të bëhet shqyrtimi i raportit vjetor të Auditimit për vitin 2019-të, e ku është e ftuar edhe ministrja e Financave Publike, Hykmete Bajrami dhe Auditori i Përgjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani.

Po ashtu në ora 11:00 do të mblidhet edhe komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ku ndër pikat e rendit të ditës ka formimin e Grupit të Punës-Panelit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”.

Ndërsa, në ora 13:00 do të mblidhet komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rrural, Infrastrukturë dhe Mjedis në të cilin komision është i ftuar kryetari i këshillit koordinues të fermerëve të qumështit. Ai do të njoftoj për problemet me grumbullimin e qumështit nga ana e fermerëve të Kosovës.

E në komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim që do të mblidhet në ora 13:00 pikë e rendit të ditë do të jetë edhe nisma legjislative e komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Edhe sot do të mblidhet komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. Deputetët e këtij komisioni do ta intervistojnë ish-ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat