Gjuriq: Asociacioni duhet te ketë kompetenca te fuqishme – Prishtina po ik nga kjo

Aktuale

Gjuriq: Asociacioni duhet te ketë kompetenca te fuqishme – Prishtina po ik nga kjo

Nga: Fatmir Beka Më: 20 tetor 2020 Në ora: 08:25
Marko Gjuriq

Prishtina duhet të ndryshoj rregulloret e veta ashtu që të mundësoj që Asociacioni të ketë vërtetë kompetenca të fuqishme ka thënë drejtori i deri para ca kohëve ë të ashtuquajturës zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Lidhur me deklaratën e përfaqësuesit special të BE-së Lajçak ku foli për ndryshimet e kushtetutës së Prishtinës dhe asaj serbe, Gjuriq ka thënë se kjo deklaratë është dhënë bazuar në planin e përmbushjes së marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013.

Ai shtoi se parashikohet që pala nga Prishtina të ndryshoj rregulloret e saj për të përmbushur marrëveshjen e Brukselit..

"Kujt i duhet Asociacioni i komunave sipas rregulloreve ekzistuese? Ka një varg i kompetencave, Asociacioni duhet të ketë vërtetë kompetenca të fuqishme, këto kompetenca sipas rregulloreve aktuale nuk janë parashikuar” ka thënë Gjuriq.

Ai megjithatë nënvizoi se Prishtina po ik nga kjo.

Kur është fjala për Kushtetutën e Serbisë, ai tha se kushtetuta jonë parashikon që përmes ligjit kushtetues të rregullohet pozita e Kosovës në kuadër të Serbisë.

Gjuriq tha se ka parë që shqiptarët në Prishtinë, konkretisht Edita Tahiri ka fol rreth asaj se Serbia duhet të ndryshoj Kushtetutën dhe të “fshijë Kosovën” nga preambula e Kushtetutës.

"Porosis atë që të fshijë nga koka një ide të tillë, Ajo (Tahiri) ka të drejtë të propozoj ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, ashtu që të kandidoj në zgjidhje për Kuvendin e Serbisë, Nëse fiton në zgjedhje në Serbi dhe na bind ne se duhet ta ndryshojmë Kushtetutën atëherë kjo mund të ndodhë” tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat