Vendosja e taksës, Buzhala i shpall 'luftë' Prishtinës e Gjilanit

Aktuale

Vendosja e taksës, Buzhala i shpall 'luftë' Prishtinës e Gjilanit

Nga: H.O. Më: 20 tetor 2020 Në ora: 09:01
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala në një postim të tij në Facebook ka komentuar ҫështjen e vendosjes së taksës në Prishtinë.

Sipas tij, nëse Prishtina dhe Gjilani vendosin taksë atëherë edhe fshati i tij, Ҫabiq do t’u përgjigjet me reciprocitet.

“A po doni luftë? Luftë do të keni”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Nëse Prishtina e Gjilani vendosin taksë, atëherë nuk na mbetet asgjë tjetër edhe ne në Çabiq përveҫ me u përgjigjë me reciprocitet të plotë, plus edhe një hap më tutje. Nuk do t'i lejojmë mallrat e Prishtinës me iu shitë në shitore tonat.

A po doni luftë? Luftë do të keni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat