"Të gjitha qeveritë nga paslufta kanë funksionuar duke grumbulluar partiakët e vet militantë"

Aktuale

"Të gjitha qeveritë nga paslufta kanë funksionuar duke grumbulluar partiakët e vet militantë"

Nga: H.O. Më: 20 tetor 2020 Në ora: 09:40
Avdullah Hoti

Analisti politik, Skender Zogaj, duke folur rreth shkarkimeve të fundit nga Qeveria Hoti, thotë se funksionimi i qeverive që nga zanafilla e pasluftës në Kosovë është nisur keq, sepse, të gjitha qeveritë funksionimin e kanë bazuar duke grumbulluar partiakët e vet militantë.

“Kështu kanë vepruar për të qenë sa më tē forta në realizimin e aspiratave të tyre, edhe përtej programeve të proklamuara! Kjo logjikë e veprimit ka shkaktuar pasoja të rënda në administrimin shtetëror, sepse, me ndërrimet e shpeshta të qeverive, janë shoqëruar edhe me ndryshime të mëdha e të pa justifikueshme kuadrovike,  qē e kanë dëmtuar rëndë profilizimin profesional dhe forcën e funksionimit tē institucioneve shtetërore”, thekson Zogaj.

Sipas tij, logjika e qeverisjes me militantët partiakë, nuk ka dyshim se ështē dukuri e shëmtuar, shumë e rrezikshme që duhet të flaket njëherë e përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat