Qeveria propozon Pallaskën, Ramajlin dhe Pecin për anëtar të Komisionit për provim të Jurisprudencës

Aktuale

Qeveria propozon Pallaskën, Ramajlin dhe Pecin për anëtar të Komisionit për provim të Jurisprudencës

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 10:15
Foto Ilustrim

Qeveria e Kosovës një ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për anëtarë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Kjo është përbërja e propozuar:

Enver Peci, Kryetar i Komisionit, pyetës i lëndës e drejta Penale dhe zëvendës anëtar i Komisionit, Vaton Durguti

Dastid Pallaska, anëtar i Komisionit , pyetës i lëndës E drejta Civile (materiale dhe procedurale) dhe zëvendësanëtar Rafet Haxha

Nebojsa Boricic, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta Tregtare dhe zëvendësanëtar Mahir Tutuli

Afërdita Bytyqi, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta Kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të Drejtat e Njeriut dhe zëvendësanëtar Ćerim Fazliji

Ilaz Ramajli, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta e Punës dhe E drejta Administrative dhe zëvendës anëtare Shqipe Qerimi

Propozimi do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe miratim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat