Deputeti i AAK-së reagon ashpër ndaj taksës së Ahmetit: Fukarallëku në kulm, populli nuk mund t'i durojë këto përralla

Aktuale

Deputeti i AAK-së reagon ashpër ndaj taksës së Ahmetit: Fukarallëku në kulm, populli nuk mund t'i durojë këto përralla

Nga: A.Morina Më: 20 tetor 2020 Në ora: 10:17
Shpend Ahmeti

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka reaguar ndaj vendosjes së taksës nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Syla përmes një postimi në facebook tha se vendi jonë nuk është eksperiment, për ata që duan Londrën.

"Në çdo variant më mirë është që ata të provojnë të gjejnë veten në shtete tjera, aty ku ndihen më së miri, qoftë ata që e duan Londrën, qoftë ata që mendojnë se kufiri është te hekurudha", shkroi Syla, përcjell "Bota sot"

Postimi i plotë

Të gjithë ata që mendojnë se Kosova duhet t'i përshtatet mënyrës së jetesës së tyre, e kanë gabim.

Në çdo variant më mirë është që ata të provojnë të gjejnë veten në shtete tjera, aty ku ndihen më së miri, qoftë ata që e duan Londrën, qoftë ata që mendojnë se kufiri është te hekurudha.

Vendi jonë nuk është eksperiment.

Populli nuk mund t'i durojë këto përralla.

Edhe ashtu, fukarallëku është në kulm.

Nuk ua kemi borxh këto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat