Osmani priti në takim përfaqësues të Unionit të Turizmit të Kosovës

Aktuale

Osmani priti në takim përfaqësues të Unionit të Turizmit të Kosovës

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:36
foto nga vendi i ngjarjes

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim përfaqësues të Unionit të Turizmit të Kosovës ka potencuar rëndësinë e promovimit të turizmit të vendit.

Në takim është biseduar për rëndësinë e miratimit të Ligjit për turizëm.

Osmani ka thënë se është jetike që ky ligj të miratohet sa më parë në Kuvend të Kosovës, në mënyrë që ky sektor të rregullohet edhe me bazën ligjore. Më tej, ajo ka thënë se sektori i turizmit lidhet me zhvillimin afatgjatë ekonomik, ndaj menaxhimi i pandemisë patjetër duhet përcillet me mbështetje ekonomike për bizneset.

Përfaqësues të sektorit të turizmit, ndërkaq kanë vënë në spikamë vështirësitë më të cilat përballet ky sektor përgjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë, duke e konsideruar të rëndësishëm miratimin e Ligjit për turizëm. ​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat