Prokuroria e Gjykatës Speciale i frikësohet Thaçit pas këtij veprimi, reagojnë ashpër nga Haga

Aktuale

Prokuroria e Gjykatës Speciale i frikësohet Thaçit pas këtij veprimi, reagojnë ashpër nga Haga

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 17:04
Hashim Thaçi

Një betejë e ashpër ligjore po zhvillohet në dhomat e Kushtetueses në kuadër të Gjykatës Speciale të Hagës. Amandamenti i propozuar nga presidenti Thaçi që ndërlidhet me mandatin e këtij institucioni, ka nxitur reagimin e Prokurorisë së Specializuar. Kjo e fundit, ndonëse nuk i ishte kërkuar nga Kushtetuesja, ka dhënë opinionin e saj në lidhje me këtë amandament. Në këtë opinion, drejtohen akuza të ashpra ndaj presidentit, se kinse i njëjti po e tenton zhbërjen  e Speciales.

Votoni në sondazhin online: Cilën parti në Kosovë do ta votonit?

Më 25 gusht të këtij viti, presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte dorëzuar në Kuvendin e Kosovës një propozim për amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës, që ndërlidhet me ligjin për Dhomat e Specializuara dhe mandatin e saj. Sipas propozimit të Thaçit, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Me të marrë kërkesën nga Kuvendi i Kosovës, Dhomat e Kushtetueses në kuadër të Speciales në Hagë, kishin kërkuar nga palët e përfshira në këtë rast të dërgonin opinionet e tyre lidhur me amandamentin. Ndonëse një gjë e tillë nuk ishte kërkuar nga Prokuroria e Specializuar, kjo e fundit me anë të një kërkese të posaçme kishte kërkuar të përfshihet  në rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, në opinionin që e ka dërguar në Dhomat e Posaçme të Kushtetueses,  të cilin e ka parë media, ka përdorur një gjuhë shumë të ashpër karshi kësaj kërkese të presidentit.

“Kushtetuta, në formën e saj aktuale, përcakton në mënyrë adekuate mandatin e përkohshëm të KSC / SPO, 11 i cili – në përputhje me ndërmarrjen detyruese të Kosovës në Shkëmbimin e Letrave – do të vazhdojë derisa Kosova të njoftohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian se çdo procedurë gjyqësore që rezulton nga hetimet e filluara nga SITF ka përfunduar.12 9. Ndërsa neni 162 (13) i Kushtetutës i referohet një periudhe të parashikuar prej 5 vjetësh, 13 kur dispozitat përkatëse kushtetuese lexohen si një e tërë, përfshirë  kontekstin e Shkëmbimit të Letrave i cili përfshihet shprehimisht duke iu referuar atyre dispozitave, është e qartë se nëse hetimet dhe procedurat nuk do të përfundonin brenda periudhës fillestare pesë-vjeçare, atëherë mandati do të vazhdonte”, thuhet fillimisht në opinionin që e ka dërguar Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Image

Sipas Prokurorisë së Specializuar, mandati i saj përcaktohet qartë në Kushtetutën e Kosovës dhe se sipas tyre çdo interpretim tjetër mund të ndikojë në dëmtimin e proceseve që aktualisht janë në zhvillim e sipër.

Për më tepër, Prokuroria ia ka përmendur Gjykatës se Thaçi është subjekt i një aktakuze të përpiluar nga ajo, dhe se sipas tyre krejt qëllimi mund të jetë tek zhbërja në çfarëdo forme e këtij organi ndjekës penal.

“Ndryshimet e Propozuara synojnë të riparaqesin ose riformulojnë mandatin. Po ashtu, koha e bërjes së këtyre parashtrimeve nuk ka histori zyrtare të hartimit. Sidoqoftë, fakti që ndryshimet propozohen nga një President i cili është objekt i një aktakuze të paraqitur nga SPO në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit duke i vlerësuar ato me vëzhgim të veçantë,  Z. THAÇI nuk është një palë e painteresuar dhe ka një arsye të mirë për të besuar se i Propozimet për Ndryshimet janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të dëmtuar gjykatën. Në të vërtetë,  konteksti thelbësor për të kuptuar dhe interpretuar ndryshimet e propozuara sigurohet nga deklaratat publike të vetë z. THAÇI më 24 gusht 2020, dita në të cilën ai vendosi të përcjellë Ndryshimet e Propozuara”, thuhet tutje në opinionin e Prokurorisë së Specializuar të cilin e ka parë lajmi.

Image

Poshtë këtij opinioni, që është nënvizuar si pika e 12 e argumenteve të Prokurorisë, është cituar edhe deklarata e presidentit, dhënë më 24 gusht, në të cilën më tutje nënvizohet:

“Unë ende besoj se kjo tani e nxit Kuvendin e Republikës së Kosovës që të zgjasë mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri në një njoftim nga Këshilli i BE në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. për përfundimin e mandatit të kësaj gjykate.18 […] Na duhet të sqarojmë mënyrën se si Dhomat e Specializuara do të mbyllin punën e tyre, prandaj besoj se deputetët do të mbështesin iniciativën time”.

Tutje, qëndrimi i Prokurorisë së Specializuar në lidhje me amandamentin e propozuar nga Thaçi, konsiston në një tendencë të presidentit, gjithmonë sipas prokurorisë, që mandati i saj është i përkohshëm dhe në këtë formë i njëjti ka skaduar.

Madje, sipas Zyrës së Prokurorit, një qëndrim i tillë i presidentit, ndërlidhet me tentimin për ta bërë të pavleshëm një konfirmim të aktakuzës kundër vet tij.

“Duke sugjeruar që mandati i përkohshëm i gjykatës kërkon ‘zgjatje’ dhe ‘Sqarim’, Z. THAÇI nënkupton që mandati i gjykatës tashmë ka skaduar në gusht të vitit 2020. Pasoja e mundshme e asaj pozite do të ishte pavlefshmëria e të gjitha veprimeve të ndërmarra nga KSC / SPO që nga ajo kohë, veçanërisht duke përfshirë çdo konfirmim të aktakuzës kundër vetë Z. THAÇI”, thuhet në opinionin e Prokurorisë së Specializuar.

Ajo çka më së shumti përmendet në këtë opinion të dërguar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, është mundësia e ndërprerjes së mandatit të Speciales, e që sipas tyre do të kishte për pasojë privimin e familjarëve të viktimave nga seancat gjyqësore, që sipas Prokurorisë së Specializuar të Hagës, do të përbënte shkelje të të drejtave të tyre.

“Si pasojë, ndryshimet e Propozuara gjenerojnë pasiguri për të gjithë personat prekur nga procedura të tilla dhe mund të rezultojë në përfundimin, vonesën e ndërprerjes në ekzekutimin e mandateve të KSC / SPO, si dhe minimin e obligimeve ndërkombëtarëve të Kosovës për detyrimet për të kryer një hetim efektiv në lidhje me përmbajtjen e Raportit të Vitit 2011. Në mënyrë të barabartë, të dyshuarit dhe personat e akuzuar mund të privohen nga e drejta e tyre për një gjykim të drejtë dhe të shpejtë.28Kapitulli II i Kushtetutës mbron të gjitha të drejtat e tilla, ashtu si edhe të drejtat e njeriut dhe instrumentet e inkorporuara brenda tij”, thotë tutje Prokuroria e Hagës në opinionin e saj.

Opinioni i dërguar nga Prokuroria e Specializuar, është i përmbledhur në 22 pika, në të cilat sqarohen arsyet se pse ky institucion beson se amandamenti i presidentit Thaçi është i panevojshëm, mund të ketë tendenca anësore që mund të çojnë në zhbërjen e Speciales, si dhe si i tillë është në kundërshtim me vet ligjet në fuqi.

Gjykata Kushtetuese në kuadër të Speciales, u kishte dhënë afat palëve, përfshirë Shefin e Misionit të EULEX-it, Ombudspersonin, kryeministrin e Kosovës e presidentin të dërgojnë parashtresat apo opinionet e tyre në lidhje me amandamentin e propozuar nga Thaçi. Për këtë, afati i fundit ishte 19 tetori.

Dhomat e Kushtetueses në kuadër të Gjykatës Speciale nuk kishin kërkuar opinion nga Prokuroria, mirëpo kjo e fundit ishte përfshirë në çështje, me arsyetimin se amandamenti i propozuar nga Thaçi e afekton direkt punën e saj.

Palët e lartëpërmendura, nuk kanë qenë të obliguara që të dërgojnë parashtresat me shkrim, ngase opinioni i tyre në këtë çështje ishte opsional dhe jo i detyrueshëm.

Sidoqoftë, pritet të shihet nëse kësaj kërkese të Speciales në vazhdim do t’i përgjigjet zyra e kryeministrit Hoti.

Media kishte raportuar para disa ditëve në lidhje me përfshirjen e Prokurorisë Speciale në këtë çështje si dhe ecurinë e rastit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat