Saraçini-Kelmendi: Rusia tenton që të ndikojë përmes “Fake News” në zgjedhjet e qeverive në Ballkan

Aktuale

Saraçini-Kelmendi: Rusia tenton që të ndikojë përmes “Fake News” në zgjedhjet e qeverive në Ballkan

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 17:05
Afërdita Saraçini -Kelmendi

Afërdita Saraçini -Kelmendi, drejtoreshë e Radiotelevizionit 21, duke u bazuar ne burime e agjencive analitike tha se lajmet e rreme po financohen nga Rusia.

“Disa vjet radhazi kur flasim për lajmet e rreme ne bazë të burimeve dhe informacioneve te disa hulumtimeve të Agjencive analitike thuhet se ka pasur tendenca dhe po vazhdojnë ato tendenca ku janë paguar media me para të mëdha nga burime ruse te cilat përmes portaleve të rreme kanë plasuar lajme te ndryshme”.

“Kjo ka ndodhur para zgjedhjeve ne Maqedoni për shkak të ndryshimit të qeverive atje, kjo ka ndodhur në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Kanë lindur portale të shumta të cilat pas zgjedhjeve janë shuar. Qëllimi i tyre ka qenë ndikimi në zgjedhje për të triumfuar pala e kundërt”, tha ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat