AAK-ja mblidhet në ora 18:00

Aktuale

AAK-ja mblidhet në ora 18:00

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 17:39
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj do të mbledhë sot në ora 18:00 strukturat drejtuese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

 Haradinaj ka ftuar në këtë takim anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Kryesinë e partisë.

Ende nuk dihet se cilat janë temat e këtij takimi të papritur.

Që nga formimi i Qeverisë Hoti, vazhdimisht ka pasur raportime se koalicioni qeverisës ka lëkundje dhe rrezikon të prishet.

Këtë e pohoi edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i cili vije nga AAK-ja.

Kuçi në nje  intervistë , tha se ka telashe mes partnerëve të koalicionit, por që janë të vogla dhe jo të rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat