Mushkolaj: Hoti nuk ofroi asnjë argument për shkarkimet që i bëri

Aktuale

Mushkolaj: Hoti nuk ofroi asnjë argument për shkarkimet që i bëri

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 21:46
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj thotë se Hoti duhet të përgjigjet për akuzat e ish-Drejtorit të ATK-së.

Mushkolaj thotë se qeveria duhet të jepte arsye për shkarkimet në institucione të larta publike.

“Qeveria nuk na ka ofruar asnjë argument për shkarkimet që i ka bërë”, tha ai.

Analisti thotë se deklaratat e ish-Drejtorit të ATK-së për keqpërdorime nga ana e partisë së Kryeministrit Hoti janë shqetësuese.

“Nuk e di nëse janë të vërteta këto pretendime, por nuk mund të heshtet mbi këto pretendime”.

Mushkolaj thotë se LDK njerëz që nuk kanë arritur të bëhen deputetët i ka vendosur në krye të bordeve të ndryshme.

“Kjo nuk është ajo që po pretendon zoti Hoti dhe nuk dallon shumë nga ajo që e ka bërë PDK-ja”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat