Visar Ymeri tregon se më kë ishte i lidhur Rashit Qalaj

Aktuale

Visar Ymeri tregon se më kë ishte i lidhur Rashit Qalaj

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 22:54
Visar Ymeri

Ish de[uteti Visar Ymeri ka folur për zhvillimet e fundit në vend që lidhen me shkarkimin e Rashit Qalajt dhe arrestimin e Haki Rugovës

Ymeri në “Debat Plus”  thotë se për shkarkimet dhe emërimet e reja në institucione të ndryshme duhet të pritet dhe nuk duhet nxituar për të bërë komente.

“Duhet të pritet të shihet puna e të emëruarve të rinj…Zakonisht secila parti që vjen në pushtet ashtu vepron, emëron njerëzit e vet”.

Ai thotë se meqë PDK-ja ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë ajo ka ndikimin e saj nga policia te gjyqësia,

“Nëse një parti ka fuqi t’i ngrejë dikujt hetim dhe ta arrestojë dikë, ajo është PDK-ja. Deri vonë është fol se Drejtori i Policisë (Rashit Qalaj) është njeri i afërt i PDK-së, veçanërisht me një degë të PDK-së që udhëhiqet nga deputetin Elmi Reçica. Pra Drejtori i Policisë ka qenë njeri i afërt dhe mik me Elmi Reçicën”.

“Nëse arrestimi i Haki Rugovës ka qenë i nxitur nga elementë të caktuar brenda policisë dhe prokurorisë, atëherë nuk e di kush tjetër mund ta ketë bërë këtë pos PDK-së. Mirëpo tash nëse e ka bërë PDK-ja duhet ta diskutojmë motivin politik pse e ka bërë PDK-ja kundër LDK-së”.

“Ka shumë kryetar komunash që mund të hetohen dhe arrestohen për punë të njëjta si Haki Rugova, pavarësisht se arsyet qëndrojnë”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat