Ish-ambasadori i reagon Kelmendit: Për fenë tënde ia nxjerrë sytë e pret fytin tjerëve, ndërsa...

Aktuale

Ish-ambasadori i reagon Kelmendit: Për fenë tënde ia nxjerrë sytë e pret fytin tjerëve, ndërsa...

Nga: A.Zh Më: 21 tetor 2020 Në ora: 08:02
Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi Lulzim Peci, i ka reaguar kryetarit të Partisë Fjala Gëzim Kelmendit.

Ai ka thënë se Kelmendi ka emrin shqiptar, por “kokën” e ka në Vehabizëm, përcjell Bota sot.

Sipas Pecit, myslimanët duhet të respektojnë edhe kur përqeshen Jezusi dhe Moisiu.

Reagimi i tij në Facebook:

Shumë interesant puna e këtij Gëzim Kelmendit. Këndej emrin shqiptar, e në anën tjetër mbiemrin papenor (Klementi) e kryet në Vahabizëm, aspak nuk po lidhen në njëra-tjetrën.

Në anën tjetër, ata që e konsiderojnë veten fetarë mysliman, duhet të respektojnë dhe të reagojnë edhe kur përqeshen Jezusi dhe Moisiu.

Nuk mund të jesh fetar nëse e mshel njërin sy ndaj feve të tjera, ndërsa për fenë tënde ia nxjerrë sytë, po besa edhe ia prenë fytin të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat