“Nuk keni parë gjë akoma”, çka po paralajmëron kryeministri Hoti?

Aktuale

“Nuk keni parë gjë akoma”, çka po paralajmëron kryeministri Hoti?

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 08:58
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Të premten e kaluar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti shkarkoi nga detyra drejtorin e Policisë së Përgjithshme, Rashit Qalaj, drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj dhe ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës.

Hoti në një konferencë për media ka bërë të ditura arsyet e shkarkimeve kanë qenë mos respektim të ligjeve.

Hoti thotë se shkarkimi i drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj është në përputhje me ligjin mbi bazën e arsyeshmërisë që kishte dërguar Ministria e Financave. Në këtë theksohet se Murtezaj gjatë kohës sa ka qenë në pozitë ka ndërmarrë të gjitha kushtet ligjore për lirimin e tij nga detyra për shkak siç thotë Hoti të aftësisë apo sjellës së keqe.

Hoti: Ka bazë ligjore për shkarkimin e drejtorit të ATK-së

“Theksohet qartë se zoti Murtezaj gjatë kohës sa ka qenë në këtë pozitë ka ndërmarrë një varg veprimesh që përmbushin kushtet ligjore për lirimin e tij nga detyra për shkak të paaftësisë ose sjelljes së keqe. Ose më konkretisht ka miratuar rregulloren për organizimin e brendshëm të ATK në kundërshtim me ligjin përkatësisht pa marrë pëlqim paraprak nga ministria përkatëse dhe pa procedura as në zyrën e kryeministrit. Arsyeja tjetër është se ka shpallë konkurs për vende të reja pune, tri opozita të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm ku ka emëruar ushtrues detyre dhe nuk ka sistmeu ish zëvendës drejtorët e tij të cilët i ka konsideruar tepricë. Ka bërë lëvizjes të shpeshtë të stafit nga pozitat e tyre në pozita tjera dhe ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha duke degraduar zyrtarë të kësaj agjencie në pagat e tyre. Tjetra, gjitha këto shkelje janë konstatuar edhe në vendimin e Avokati të Popullit, me vendimin e avokatit 09.07.2020 për të gjitha këto arsyeje ne është dashtë të marrim vendime për vendosjen e ligjshmërisë në këtë institucionit të rëndësishëm”, tregoi Hoti.

Hoti tregon edhe pse u shkarkua Ushtruesi i Drejtorit të Doganës.

Hoti: Procesi i konkursit për Drejtor të Doganës është në proces

“Tek Dogana e Kosovës është në proces e sipër zhvillimi i konkursit për drejtor të Doganës. Ushtruesi i Drejtorit të Doganës që ka qenë deri të premten është në procedurë të konkursit dhe kemi vlerësuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të shërbimit civil që të caktohet një ushtrues detyre i cili nuk është në proces të konkursit. Kjo ka qenë arsyeja që ne kemi liruar Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të doganës dhe kemi caktuar një ushtrues tjetër të detyrës deri në përzgjedhjen tjetër”, sqaroi Hoti.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka dhënë arsyet edhe për shkakrimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Shakrimi i tij thuhet të jetë bërë për shkak të performancës jo të kënaqshme në udhëheqje, kontroll dhe mbikëqyrje të policisë dhe menaxhimin dhe shpërndarjen e buxhetit të Policisë.

E po ashtu Hoti ka theksuar se në raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për performancën e Qalajt thuhet se nuk janë përmbushur objektivat për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe krimeve të rënda.

Hoti: Qalaj tregoi performancë jo të kënaqshme në udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Policisë

“Vendimi i tretë që kemi marrë në polici. Në bazë të raportit të performancës për drejtorin e përgjithshëm të Policisë të dorëzuar tek unë nga ministri i MPB-së e kam liruar nga detyra drejtorin e Policisë. Raporti i perofrmancës së ministrisë thekson qartë se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka treguar performacnë jo të kënaqshme në udhëheqjen, kontroll dhe mbikëqyrje të Policisë. Gjithashtu në menaxhimin dhe shpërndarjen e buxhetit të Policisë duke dështuar në arritjen dhe përmbushjen e objektive dhe qëllimeve strategjike të caktuar nga ministria. Më tutje theksohet se në plan strategjik të policisë 2016/2020 janë përcaktuar 4 objektiva strategjike të Policisë së Kosovës të cilat ministri vlerëson se parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe krimeve të rënda si dhe avancimi i menaxhimit të burimeve njerëzore nuk janë përmbushur si objektiva që kanë qenë në këtë plan zhvillimor-strategjik të policisë”, shpjegoi Hoti

Përveç këtyre arsyejeve, Hoti ka një nga arsyet e shkarkimit të Qalajt ka qenë edhe menaxhimi jo i mirë i aksionit të Karaçevë derisa ka theksuar se arsye tjetër ka qenë se vetëm gjatë vitit 2019/2020 janë arrestuar 68 pjesëtarë të Policisë së Kosovës për vepra të ndryshme penale e për çka nuk u ndërmorën hapa në ndryshim të menaxhmentit.

Hoti: Menaxhimi i aksionit në Karaçevë jo i mirë

“Është vënë re edhe menaxhim jo i mirë i aksionit në Karaçevë, pavarësisht suksesit që është nxjerrë në këtë aksion duke hequr e shkatërruar ato biznese. Në raport theksohet se gjatë vitit 2019-2020 janë arrestuar 68 pjesëtar të Policisë së Kosovës të përfshirë në vepra të ndryshme penale. Vetëm në departamentin e policisë kufitare janë arrestuar 39 zyrtarë policorë e përkundër numrit kaq të lartë të arrestimeve brenda departamentit të policisë kufitare nuk është bërë asnjë ndryshim në menaxhmentin e lartë në departamentin e kësaj policisë. Tutje drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me 11. Shtator 2019 në kundërshtim me legjislacionin që rregullon procedurat e kateve ligjore dhe nën ligjore e ka ndryshuar organogramin e Policisë së Kosovës pa e kaluar fare nëpër procedurat ligjore dhe të njëjtin nuk e ka publikuar asnjëherë duke e mbajtur të fshehtë nga ministri pasues në ministrinë e Punëve të Brendshme dhe nga publiku”, theksoi Hoti

***

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur në një konferencë për media lidhur me shuarjen e Departamentit Special Anti-Korrupsion.

Para gazetarëve, Hoti ka thënë se arsye parësore e shfuqizimit të këtij vendimi, ka qenë për shkak se në të njëjtin,  është përcaktuar numri i Prokurorëv, dhe kjo sipas tij nuk duhet të ndodhte.

Madje sipas tij, nga ky departament janë krijuar struktura jo-ligjore.

“A din çka i ka mungu këtij vendimi, vetëm emri i prokurorëve. Pushtetet janë të ndara, drejtësia e ka punën e vet. Përmes këtij vendimi brenda policisë janë krijuar struktura jo-ligjore. Ju garantoj që ne do ta kthejmë ligjshmërinë sipas organizimit që ka Policia e Kosovës”, ka thënë ai.

Madje ai ka përdorur edhe një shprehje, që më shumë është karakteristikë e homologut të tij në Shqipëri, Edi Rama.

“Kjo e fundit do të jetë plotësisht në dispozicion të organeve të drejtësisë edhe me partnerët do të punojmë shumë që të kryejmë obligimet që kemi. Unë ju garantoj që jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Nuk keni parë gjë akoma për kthimin e ligjshmërisë”, është shprehur Hoti. 

Hoti tregon pse e shuajti Task-Forcën Anti-Korrupsion

Kryeministri Avdullah Hoti, foli në konferencën për shtyp edhe për shfuqizimin e Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës. Shuarjen e task-forcës, thotë ta ketë bërë për shkak se ishte antikushtetuese.

“Ka qenë antikushtetues. Pushtetet janë të ndara. Përmes këtij vendimi brenda PK janë kritikuar struktura jo ligjore jo në përputhje me ligjin. Ju garantoj që ne do ta kthejmë ligjshmërinë. Unë ju garantoj që jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Dhe me lejoni të them që nuk keni parë gjë akoma sa i përket vendimeve për kthim të ligjshmërisë”, theksoi Hoti.

Shuarja e Task-Forcës nga Qeveria Hoti u kritikua nga shoqëria civile, nga EULEX-i e nga Bashkimi Evropian.

Hoti: Nuk pres që Asociacioni ta bllokojë dialogun

Kryeministri i Kosovës, Avudllah Hoti, përsëriti qëndrimin e tij se për Kosovën, çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e mbyllur dhe se për të njëjtën, pala kosovare nuk do të bisedojë në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Pavarësisht se Serbia e ka kushtëzuar dialogun me temën e Asociacionit, Hoti, në një konferencë për media të mërkurën në Prishtinë, tha se kjo temë nuk do ta bllokojë procesin e negociatave.

“Unë nuk pres që Asociacioni ta bllokojë procesin e dialogut për shkak se është edhe një dakordim i ndërmjetësit për dialog, që çështja e Asociacionit, marrëveshja për Asociacionin është temë e mbyllur”, tha Hoti.

Ai shtoi se nëse procesi i dialogut bllokohet, kjo nuk do të ndodhë për fajin e Kosovës, pasi, sipas tij, qeveria që ai udhëheq, ka treguar përkushtim për këtë proces që prej marrjes së mandatit në fillim të qershorit.

Kryeministri Hoti u pyet edhe për ndryshimet kushtetuese në Kosovë dhe Serbi, për të cilat ka folur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

“Kushtetuta është prekur më 2013, kur është ratifikuar kjo marrëveshje (v.j. për Asociacionin). Është marrëveshje ndërkombëtare që është ratifikuar me 2/3 (e votave të deputetëve të Kosovës)”, tha Hoti.

Lajçak, gjatë qëndrimit në Prishtinë javën e kaluar, ka thënë se Kosova e ka marrë obligim themelimin e Asociacionit me marrëveshjen e 2013-së. Andaj, sipas tij, Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Kosova dhe Serbia, më 2013, kanë arritur marrëveshjen e parë, me të cilën parashihej edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Më 2015, dy palët kanë arritur një marrëveshje të dytë lidhur me parimet e themelimit të këtij Asociacioni.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës thotë se nuk do t’i prekin pagat në sektorin publik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk do të preken pagat në sektorin publik.

Hoti në një konferencë për medie, ka thënë se kjo nuk do të ndodh, pasi sipas tij është ndërtuar një kornizë e qëndrueshme në buxhet.

“Nuk do t’i prekim pagat në sektorin publik, për shkak se tashmë është ndërtuar një kornizë e qëndrueshme e buxhetit”, tha Hoti.

Po ashtu, aika treguar disa nga arsyet se pse është marr vendimi që të shkarkohet ish-drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore, Ilir Murtezaj nga kjo pozitë.

“Në Administratën Tatimore të Kosovës na është dashur të marrim vendim që të lirojmë nga detyra drejtorin aktual dhe për të caktuar një ushtrues detyre deri sa të kryhen procedurat. Ky vendim është plotësisht në përputhje me Ligjin, mbi bazën e arsyeshmërisë e ka sjell Ministria e Financave, ku theksohet qartë se zotëri Murtezaj gjatë kohës në këtë pozitë ka ndërmarr një varg veprimesh që i përmbushin kushtet ligjore për lirimin e tij nga detyra për shkak të paaftësisë ose sjelljes së keqe”, tha Hoti.

Të premten e kaluar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marr vendim që ta shkarkoj Murtezajn dhe ta emëroj Hysenajn në pozitën e ushtruesit të detyrës. 

Hoti arsyeton shkarkimet e krerëve të Policisë, ATK dhe Doganës

Kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur mëngjesin e sotëm konferencë për media ku ka arsyetuar vendimet e tij për shkarkimet e drejtuesve të tri institucioneve më të rëndësishme të vendit.

Në lidhje me lirimin nga detyra të kreut të ATK-së, Ilir Murtezaj, Hoti u shpreh se ka qenë në përputhje me ligjin pasi ish-drejtuesi i Administratës Tatimore është treguar i paaftë dhe ka shfaqur sjellje jo të mira. Sipas Hoti, Murtezi ka bërë lëvizje të shpeshta të stafit dhe ka shkaktuar pakënaqësi.

Ndërsa për ndryshimet në Doganë, Hoti ka thënë se është caktuar ushtruesi i detyrës meqë konkursi po vazhdon.

Në lidhje me shkarkimin e drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, shefi i ekzekutivit tha se ka ndodhur për shkak të performancës jo të kënaqshme në realizimin e detyrave. Tjetër arsye, Hoti ka thënë se është menaxhimi jo i mirë i aksionit në Karaçevë.

Hoti shtoi se edhe në vitin 2019-2020 janë arrestuar një numër i madh i policëve të Kosovës, ku nuk është marrë asnjë veprim për të ndryshuar gjendjen, ndërsa theksoi se Qalaj ka ndryshuar organogramin e institucionit dhe asnjëherë nuk e ka publikuar atë.

***

 Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për medie ka arsyetuar shkrimin e drejtorit të ATK-së dhe atë të Policisë së Kosovës.

Hoti në një konferencë për media iu është përgjigjur akuzave të ish-kreut të ATK-së Ilir Murtezajt që e ka akuzuar kryeministrin për nepotizëm.

I pari i ekzekutivit thotë se e ka shkarkuar Murtezajn për shkak të paaftësisë dhe sjelljes së keqe.

“I keni parë vendimet që i kemi marrë javën që shkoi me ATK-në na është dashtë që të marrim vendim për të liruar nga detyra drejtorin aktuale dhe për të caktuar një ushtrues detyre, ky vendim është në përputhje me ligjin ku theksohet qartë se zoti Murtezaj gjatë kohës sa ka qenë në këtë pozitë ka ndërmarrë një varg veprimesh për shkak të paaftësisë ose sjelljes së keqe, ka miratu rregullore kundërshtim me ligjin përkatës”.

“Ka shpallë konkurs për vende të lira të pune, tri pozita, ka emëruar ushtrues detyre, nuk i ka sistemuar ish-drejtorët, ka bë lëvizje të shpeshta të stafit. Të gjitha këto shkelje janë konstatuar edhe me mendimin juridik të Avokatit të Popullit. Ne është dashtë të marrim veprime”.

Hoti me anë të një vendimi e ka shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Policisë, Rashit Qalajn.

Ai tha se e ka marrë këtë vendim pas raportit që ka marrë prej ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut për performancën e Rashit Qalajt.

“Në bazë të raportit të dorëzuar e kam liruar nga detyra drejtorin e policisë, raporti i performancës së Ministrit thotë se Qalaj ka treguar performancë jo të kënaqshme në udhëheqjen në kontroll dhe mbikëqyrje të policisë, duke dështuar në përmbushje të detyrave, më tutje në raport theksohet se në planin zhvillimor 2016-2020 janë përcaktuar katër objektivave për të cilat ministri vlerëson se krimet e rënda nuk janë përmbushur”.

Hoti ka pasur kritika edhe për aksionin e Karaçevës, duke shtuar se nuk keni pa gjë akoma sa i përket kthimit të ligjshmërisë.

“Është vënë re menaxhim jo i mirë i aksionit në Karaçevë, pavarësisht se janë shkaktuar bizneset ilegale. Z Qalaj në kundërshtim me ligjin e ka ndryshuar organogramin e policisë, pa e kaluar nëpër procedura ligjore. Nuk keni pa gjë akoma sa i përket kthimit të ligjshmërisë ”, tha ai, teksa shton se kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me arrestimin e kryetarit të Istogut, Haki Rugovës.

“Sa i përket drejtorit të Policisë nuk ka asnjë lidhje ky veprim i joni me atë, është deklarim i partive opozitare”.

Hoti, foli në konferencën edhe për shfuqizimin e Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Shuarjen e Task-Forcës, thotë ta ketë bërë për shkak se ishte anti-kushtetuese.

“Ka qenë antikushtetues. Pushtetet janë të ndara. Përmes këtij vendimi brenda PK janë kritikuar struktura jo ligjore jo në përputhje me ligjin. Ju garantoj që ne do ta kthejmë ligjshmërinë”.

“Unë ju garantoj që jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Dhe me lejoni të them që nuk keni parë gjë akoma sa i përket vendimeve për kthim të ligjshmërisë”.

***

Sot në një konferencë shtypi, kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë me dije se nuk do të ketë ulje pagash në sektorin publik.

Tashmë disa muaj, nga zyrtarë të Ministrisë së Financave është paralajmëruar kjo ulje për shkak të situatës me pandeminë.

“Nuk do t’i prekim pagat në sektorin publik, për shkak se është ndërtuar një kornizë e qëndrueshme e buxhetit”, ka deklaruar Hoti.

***

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka zhvilluar një konferencë për media, ku ndër të të tjerash ka deklaruar se gjatë këtyre katër muajve kanë zhvilluar qeverisje të mirë, në një situatë shumë të vështirë.

Madje ai tha se e kanë marrë qeverisjen në një gjendje shumë të vështirë, apo më të vështirën në 20 viteve e fundit në Kosovë.

“Sigurisht për shkak të situatës së pandemisë, me problemet ekonomike si rezultat i pandemisë, por të shkaktuara edhe nga politika jo-adekuate në fushën e ekonomisë. Kemi pasur sfida në veçanti të shkaktuara nga ish-qeverisja në pjesën e parë të këtij viti, dhe me problemet e tjera gjithashtu që lidhen me kushtetutshmërinë, duke evidentu dy shkelje të kushtetues në 50 ditë të qeverisjes. Na është dashur një përkushtim i madh që ta heqim izolimin, të kthejmë partneritetin me vendet kyçe, dhe marrëveshjet e rëndësishme që kemi nënshkruar dhe po zbatohen”, tha Hoti.

Hoti theksoi se kanë menaxhuar mirë pandeminë dhe se Kosova tashmë po merret shembull në rajon sa i përket kësaj.

“Institucionet shëndetësore janë fokusuar në finalizimin e situatës pandemike, në arsim janë zhvilluar modalitetet të ndryshme për të organizuar arsimin gjatë pandemisë. Kurse plani për ekonominë është një nga planet më të gjera në rajon, për t’u ndihmuar bizneseve dhe qytetarëve për të kaluar pandeminë.Kemi ndërmarrë vendime që të ndalim abuzimin ndaj njëri-tjetrit, po i përmendi tri prej tyre. Kemi marrë vendim që të ndalet çfarëdo blerje e makinave në të gjithë qeverinë dhe agjencitë dhe të rishpërndahen ato në bazë të nevojave të institucioneve. Duke vendosur indikator kyç në shpenzimet dhe përdorimin e tyre efikas.Kjo i kursen buxhetit qindra-mijëra euro, pra ndalimi i të gjitha përdorimeve të jashtme, pra të bëhen organizimet e punëtorive brenda vendit dhe të ndihmojmë gastronominë”, tha ai.

***

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur para media para se të shkojë në interpelancë në Kuvend që për sot pritet të jetë plotë në tri seanca.

Hoti ka numëruar disa nga punët që kanë bërë si Qeveri dhe vendimet që kanë ndërmarr në lidhje me pandeminë, por edhe zhvillimin ekonomik.

Ai ka përmendur edhe shkarkimin e drejtorit të Policisë së Kosovës por edhe drejtorin e ATK-së, dhe atij të Doganës. Gjithashtu ka treguar edhe për çfarë arsye janë shkarkuar gjithsecili.

Sipas tij, Murtezaj ka shkelur ligjin për emërimin e shumë personave në pozita jo të favorshme dhe lëvizjen e stafit pa miratime.

Kurse për Qalajn, tha se erdhi ky vendim për shkak të mos përformacës së mirë si drejtues, por edhe mos gatishmërinë e tij për ta luftuar krimin e ndër të tjera ka dhënë edhe detaje për aksionin e Karaçevës.

Hoti është arsyetuar sërish për shfuqizimin e Task Forcës kundër Korrupsionit duke thënë se kjo ka ardhur si pasoj e mos efikasitetit, por edhe mos punës.

***

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti po mban një konferencë për media.

***

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti do të mbajë sot një konferencë për media.

Konferenca është paraparë të fillojë në ora 10:00 në objektin e Qeverisë.

Nuk është bërë e ditur tema për të cilën Hoti do të deklarohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat