Mustafa zbulon tri temat që do të trajtohen në interpelancat e Hotit

Aktuale

Mustafa zbulon tri temat që do të trajtohen në interpelancat e Hotit

Nga: M.H Më: 21 tetor 2020 Në ora: 09:44
Mustafa dhe Hoti

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti do të mbajë sot një konferencë për media, tema për të cilën Hoti do të flaës nuk është bërë e ditur.

Në lidhje me tri interpelancat e njëpasnjëshme që do të mbahen në Kuvendin e Kosovës, kreu I LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar që tri mësymje janë kundër kryeministrit, transmeton “Bota sot”.

Mustafa thotë që dy interpelancat do të jenë kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit me SHBA-të dhe një, pse është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës.

Gjithashtu kreu i LDK-së shprehët që Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin.

Postimi i plotë

Të nderuar miq,
Sot, tri interpelanca njëpasnjë në Kuvendin e Kosovës. Tri mësymje kundër Kryeministrit Hoti.
Dy, kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit me SHBA-të dhe një, pse është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës.
Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin. Ata që ndajnë bindjen se Kosova duhet tu përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Ligjit, si dhe partneritetit me BE-në, sot mbështesin sjelljen parimore dhe të përgjegjshme të Kryeministrit dhe Qeverisë Hoti! IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat