Deputeti i VV-së për Interpelancat: Ne nuk jemi kundër askujt

Aktuale

Deputeti i VV-së për Interpelancat: Ne nuk jemi kundër askujt

Nga: M.H Më: 21 tetor 2020 Në ora: 10:52
Alban Hyseni

Deputeti nga radhët e VV-së, Alban Hyseni, përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me interpelancat që do të mbahen sot në Kuvendin e Kosovës.

Hyseni tregon tri çështjet që do të diskutojnë duke u shprehur që nuk jemi kundër askujt mirëpo parimisht jemi kundër dukurive që janë bërë praktika të vazhdueshme që nuk po respektojnë as kushtetutshmëri e as ligjshmëri duhet të përfundojnë, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë

Sot kemi tri interpelanca.

E para - për pezullimin njëvjecar të aplikimit të Republikës së Kosovës në Organizata Ndërkombëtare. Me çka edhe po e anulojmë një të drejtë legjitime shtetërore.

E dyta - në lidhje me përfshirjen e Republikës së Kosovës në ''Zonën e Mini Shengenit Ballkanik''. Ku me sa duket, pezullimi nga pika e parë nuk vlen. Këtu nuk po na pengon madje as Serbia.

E treta - në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe. Pra zotim për zbatimin e një marrëveshje kundërkushtetuese.

Prandaj, ne nuk jemi kundër askujt. Parimisht, jemi kundër dukurive që janë bërë praktika të vazhdueshme. Këto praktika, që nuk respektojnë as kushtetutshmëri e as ligjshmëri duhet të përfundojnë.
Kjo do të ndodhë shumë shpejt, sepse zgjedhjet e ardhshme janë afër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat