Rusia me zyre në Serbi, Tahiri: Kështu duhet të kundërpërgjigjet SHBA-ja në Kosovë

Aktuale

Rusia me zyre në Serbi, Tahiri: Kështu duhet të kundërpërgjigjet SHBA-ja në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 21 tetor 2020 Në ora: 10:59
Edita Tahiri

Rusia do të hapë zyrën e saj të Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd.

E sipas ish-kryenegociatores në bisedimet Kosovë-Serbi Edita Tahiri, zyrë të departamentit të mbrojtjes, në Kosovë duhet të hapë SHBA, përcjell Bota sot.

Tahiri ka thënë se NATO duhet të parandalojë ambiciet gjeopolitike ruse në rajon, duke kompletuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Rusia po zbarkon në Serbi me zyrën e saj të ministrisë së mbrojtjes. Tani SHBA duhet të zbarkojë në Kosovë me zyrën e saj të departamentit për mbrojtje. Është koha që NATO ta kompletojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për t'i parandaluar ambiciet gjeopolitike ruse në rajonin e Ballkanit”, ka shkruar Edita Tahiri në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat