Haxha pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij: Ahmet Shala i ka fajet

Aktuale

Haxha pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij: Ahmet Shala i ka fajet

Nga: N.Sh Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:34
Haxha

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Shyqri Haxha, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

Pas këtij lajmi, ka ardhur edhe reagimi i Haxhës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, fajin për ndërprerjen e kësaj kontrate, Haxha ia ka lënë ish ministrit, Ahmet Shala.

Sipas tij, Shala në atë kohë ishte ministër dhe bashkë me Qeverinë kanë bërë kërkesë për ndërprerjen e asaj kontrate që është dëmtuar PTK-ja.

“Kjo kërkesë e menaxhmentit te PTK-se dhe bordit te PTK-s nga ana e Ahmet Shalës u injorua me qellim apo me dashje nuk e di, por ndërprerja është bërë nga ministri i cekur bashkë me qeverinë në emër të privatizimit të dështuar. Pra faji kryesor i ndërprerjes së kësaj kontrate janë ata që dëmtuan PTK në vazhdimësi me vendime strategjike të dëmshme për PTK-n”, ka shkruar Haxha në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat