Veseli në takim me udhëheqëset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve

Aktuale

Veseli në takim me udhëheqëset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve

Nga: A.Z Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:48
foto nga vendi i ngjarjes

Lideri i PDK-së , Kadri Veseli, sot ka pritur në takim udhëheqëset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve, e themeluar nga bashkëshortet e dëshmorëve, përcjell "Bota sot".

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ndër të tjerash ka shtuar se u ka premtuar mbështetje duke i'u siguruar se PDK do të jetë përherë shtëpi e tyre.

Postimi i plotë:

Sot në zyrë prita udhëheqëset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve, e themeluar së fundi nga bashkëshortet e dëshmorëve, Selver Maqkaj, Bedrush Gashit dhe Skender Latifit. 

Më gëzoi fakti, që këto zonja të hekurta, me gjithë sfidat e vështira të jetës këto njëzet vite, kanë vendosur të bëhen bashkë për t’i përfaqësuar e mbrojtur e promovuar interesat e kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë. 

Premtova mbështetje dhe i sigurova se PDK-ja do të jetë përherë shtëpia e tyre, sepse e ka për obligim që t’iu dal në ndihmë familjeve që dhanë më të dashurit e tyre për lirinë e Kosovës.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat