Ministrja Bajrami flet për skandalin: 2.1 milionë euro shkuan në llogari të nje biznesi

Aktuale

Ministrja Bajrami flet për skandalin: 2.1 milionë euro shkuan në llogari të nje biznesi

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 16:08
Hykmete Bajrami

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur për skandalin që u përfol në medie, ku dyshohen se 2.1 milionë euro i janë transferuar një biznesi nëpërmjet katër transaksioneve të dyshimta.

Sipas saj, për këtë skandal janë suspenduar dy zyrtarë të Ministrisë së Financave, ku njëri prej tyre është arrestuar. “Zyrtarët janë nga Thesari, ku punon në këtë institucion që 11 vite”, ka bërë të ditur ajo, duke shtuar se me këtë rast po merren institucionet relevante.

Përndryshe, një skandal i tillë është i pari i raportuar që ka ndodhur që nga paslufta deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat