Vjen reagimi i parë nga partia e Albin Kurtit pasi u zhduken nga Thesari i Shtetit mbi 2 milionë euro

Aktuale

Vjen reagimi i parë nga partia e Albin Kurtit pasi u zhduken nga Thesari i Shtetit mbi 2 milionë euro

Nga: N. H Më: 21 tetor 2020 Në ora: 16:26
Albin Kurti

Mbrëmë para mesnatës Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke transferuar mbi dy milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Sipas policisë dy persona të tjerë janë në arrati.

Lidhur me këtë rast, reagimi i parë ka ardhur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci thotë se kryeministrit Hoti në pikë të ditës po i avullohen mbi një milionë euro nga thesari i shtetit, derisa ky i fundit merret me drejtësi.

“Nuk e di a guxojnë prokuroria dhe policia t’a hetojnë rastin sepse i goditni me shpat. Ku po donë me paraqitë këtë rast? Kush do ta hetoj këtë rast. Jo, Haki Rugova dhe klani i tij, të lutem”, shkruan ai në Facebook.

Ja reagimi i plotë:

Avdullah Hotit, në pikë të ditës po i avullohen mbi një milionë euro nga thesari i shtetit, këto janë para të qytetarëve të Kosovës, ndërsa në anën tjetër po ndërhyni në drejtësi dhe siguri.

Nuk e di a guxojnë prokuroria dhe policia t’a hetojnë rastin sepse i goditni me shpat. Ku po don me paraqitë kētë rast? Kush do ta hetoj kētë rast.

Jo, Haki Rugova dhe klani i tij, të lutem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat