Historiku i kompanisë me bazë në Drenas që i mori 2 milionë euro nga thesari i shtetit

Aktuale

Historiku i kompanisë me bazë në Drenas që i mori 2 milionë euro nga thesari i shtetit

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:03
Ilustrim

Përmes katër transaksioneve të ndryshme, 2 milionë e 77 mijë e 995 euro të shtetit të Kosovës janë transferuar më 9 tetor në kompaninë “LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik të Drenasit.

Këtë dyshohet se ua mundësoi një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G.

Kjo kompani është themeluar në gusht të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), është pronë e Valon Shalës.

“LDA Group” është regjistruar si biznes para një viti, më saktësisht më 21 gusht të vitit 2019.

Si aktivitet primar, kjo kompani ka ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore, ndërsa merret edhe me demolimin e objekteve, përgatitje të vendpunishtes e instalime elektrike

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat