Deputeti i VV-së: Po i vjedhin dy milionë euro në pikë të ditës, deri kur është boll për ju?

Aktuale

Deputeti i VV-së: Po i vjedhin dy milionë euro në pikë të ditës, deri kur është boll për ju?

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:02
Fitim Haziri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri ka reaguar pas vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit nga një punëtor i kësaj të fundit.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar partitë në pushtet për këtë skandal, derisa ka shtuar se tani, sipas tij, po vjedhen ka 2 milionë euro në pikë të ditës.

“Tani, hajnia e tyre ka avancuar. Po i vjedhin dy milionë euro në pikë të ditës. Deri kur është boll për ju?! Në cilin skandal të radhës do të jepni dorëheqje?”, ka shkruar ai pos tjerash.

Postimi i plotë:

Këta e kanë hequr fjalën korrupsion nga diskursi publik por korrupsionin jo – vetëm kanë ndryshuar mënyrën dhe rrugën.
LDK-AAK-NISMA dikur vidhnin nëpër tenderë, duke i kurdisur ata. Pastaj vazhduan që kurdisja e tenderëve të bëhet aq hapur, sa që njërit ministër të kësaj qeverie, iu dha tenderë në vlerë 5 milionë euro.

Tani, hajnia e tyre ka avancuar. Po i vjedhin dy milionë euro në pikë të ditës. Deri kur është boll për ju?! Në cilin skandal të radhës do të jepni dorëheqje?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat