Tomë Gashi publikon dokumentin: Astrit Dehari s’ka vdekur në spital, paralajmëron ata që i fshehën faktet

Aktuale

Tomë Gashi publikon dokumentin: Astrit Dehari s’ka vdekur në spital, paralajmëron ata që i fshehën faktet

Nga: N.Sh Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:39
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka publikuar një dokument që është fshirë ora kur ka vdekur Astrit Dehari.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, sipas avokatit është dërguar pa shenja jetë në Spitalin e Prizrenit.

Sipas tij, ora e vdekjes së tij është fshirë edhe pse ka qenë më herët, në këtë dokument.

Ai ka pralajmëruar ata që i kanë fshehur faktet se do të përgjigjen sipas ligjit.

Postimi i plotë:

Për ata që nuk e dinë : Astit Dehari nga qendra e paraburgimit në Prizren është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit.

Ai është dërguar i vdekur në spital me: 05.11.2016 në orën 15:20 (ora e fshirë se ka qenë më herët) dhe nuk ka vdek në 15:55 në spital.

Kushdo që tenton që ti fsheh faktet një ditë do të përgjigjet në bazë të ligjit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat