“Llada” e dëshmorit shndërrohet në objekt muzeu

Aktuale

“Llada” e dëshmorit shndërrohet në objekt muzeu

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:18
Pamje nga videoja

Me të hyrë në komunën e Obiliqit, pranë kësaj shtëpie mund të hasni në diçka shumë të veçantë dhe që ka një histori.

Kjo veturë e tipit “Llada” i përkiste Dëshmorit të Kombit, Abdullah Çerkezi. Ndërsa, tash vetura është vendosur në këtë objekt, të cilin e kanë emëruar “Objekt muzeal”.

Çerkezi, gjatë viteve të ’90-ta kishte mbajtur armatim në Lladën e tij dhe gjithmonë kishte qenë i përndjekur nga forcat serbe.

Babi i dëshmorit tregoi se në bisedën e fundit që e kishte pasur, ai i kishte thënë se do t’i bashkohej luftës. “Veç unë, ti e zoti e dimë. Çka po m’thu?”, kujton fjalët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat