Mimoza Kusari në Kuvend me ‘quotes’ të Google, përmend një thënie duke iu referuar Ajnshtajnit gabimisht

Aktuale

Mimoza Kusari në Kuvend me ‘quotes’ të Google, përmend një thënie duke iu referuar Ajnshtajnit gabimisht

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:26
Mimoza Kusari

“Definicioni i marrëzisë është të bësh të njëjtën gjë përherë, duke pritur rezultate të ndryshme”.

Kësaj thënie iu referua sot deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila duke përmendur emrin e shkencëtarit Albert Einstein e që është e gabuar.

Në ‘Google’ po të kërkosh një thënie të tillë në gjuhën angleze atëherë autor i saj nëpër faqet që shkëpusin pasazhe dhe pjesë të librave të ndryshëm e gjen me emrin e Albert Einstein, por nuk është e evidentuar se ai e ka thënë një gjë të tillë.

Shumë shpesh ndodhin gabime të tilla nga njerëzit tek i referohen thënieve të ndryshme, por burimi i thënies të cilën e ka përmendur Kusari-Lila është i paqartë.

Ajo shumë shpesh thuhet se daton shumë pas vdekjes së Einsten dhe ka dhjetëra-qindra teori mbi burimin e saj, por për një gjë pajtohen të gjithë studiuesit: Atë nuk e ka thënë Einstein. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat