Liburn Aliu për Hotin: Ne ose kemi një mashtrues përball ose një person me memorien e peshkut

Aktuale

Liburn Aliu për Hotin: Ne ose kemi një mashtrues përball ose një person me memorien e peshkut

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 19:09
Liburn Aliu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu, para deputetëve ka folur në emër të grupit të tij parlamentar në lidhje me Asociacionin e komunave serbe, duke thënë se deklarata e të dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se për këtë çështje duhet të ndryshohet kushtetuta e Kosovës, nuk është deklaratë koti.

Ajo siç ka thënë Aliu, ka ardhur në Beograd, pasi më parë këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri Avdullah Hoti e i cili ka thënë se Kosova do të përmbahet marrëveshjeve të nënshkruara duke iu referuar asaj të 2013-ës dhe 2015-ës.

“Ai ka një bazë, nuk vjen ai kot edhe në Prishtinë dhe në Beograd me ba një deklaratë të tillë.

Zotëri Hoti edhe tani e konfirmoj pas takimit në Bruksel ai tha në raundin e fundit që u zhvillua të hënën e kaluar ne hapëm dy çështje, të Asociacionit dhe atë financimit të të dyja vendeve. Ne kemi nënshkruar në 2015 marrëveshje dhe ne po respektojmë plotësisht atë marrëveshje. Marrëveshje të cilën e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese si anti -kushtetuese. Normalisht që po të bëhet ky asociacion duhet të ndryshohet edhe kjo kushtetutë”, tha Aliu.

Sipas tij po të thirresh në marrëveshjen e 2015, s’ka pse të fajësohet Lajçaku.

“Nëse thirresh në dokumentin e vitit 2015, nuk ka pse të fajësohet Lajvcaku, ai ka deklaruar atje se ne e kemi për bazë marrëveshjen e vitit 2015 dhe nuk largohemi nga ajo marrëveshje atëherë është edhe logjike, nëse ajo marrëveshje është jo kushtetuese atëherë duhet të bëhen ato ndryshime”, theksoi Aliu.

Para se të ‘goditet’ Lajçaku, së pari duhet ‘goditur’ Hoti, ishte deklarata tjetër e Aliu.

“Pra kur ta godasim Lajçakun me të drejtë, para saj ne duhet ta godasim zotëri Hotin, i cili ka rënë dakord që kjo marrëveshje të bëhet. Ne ose kemi një mashtrues ose një person me memorien e peshkut”, tha Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat