Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi rezulton pozitiv për koronavirus

Aktuale

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi rezulton pozitiv për koronavirus

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 21:19
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një postim në Facebook, gjersa ka shtuar se që nga dje është izoluar.

“Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë. Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat