Vjedhja në Thesar, reagon ashpër Isa Mustafa – i del në përkrahje ministres Hykmete Bajrami

Aktuale

Vjedhja në Thesar, reagon ashpër Isa Mustafa – i del në përkrahje ministres Hykmete Bajrami

Nga: Isa Mustafa Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:15
Isa Mustafa

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, i ka dhënë mbështetje të madhe ministres së Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milion euro nga Thesari i shtetit.

Mustafa shkruan se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje, mirëpo, si përgjigje ai deklaron se ministrja Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike.

Në fund, Mustafa ka ftuar organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të këtij rasti.

Ja shkrimi i Mustafës:

Qytetarë të nderuar

E përkrah plotësisht Ministren E Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milion euro nga Thesari i shtetit.

Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje. Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për tu ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo.

Krimi, korrupsionin dhe plaçkitja e parasë publike ka adresë. Ftoj të gjitha organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të këtij rasti, që të kthehen paratë e vjedhura nga Buxhetini Shtetit dhe kriminelët të përgjigjen para ligjit. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat