Zyrtari i Nismës, Bekim Brestovci: Personi që abuzoi me dy milionët nuk duhet të lidhet me subjekte politike, ishte staf civil

Aktuale

Zyrtari i Nismës, Bekim Brestovci: Personi që abuzoi me dy milionët nuk duhet të lidhet me subjekte politike, ishte staf civil

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:30
Bekim Brestovci

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate Bekim Brestovci ka thënë se nuk është mirë që të akuzohen subjektet politike për skandalin

Brestovci në “Debat Plus” ka thënë se tashmë e kemi një marrëveshje dhe një zotim të Kryeministrit për Asociacionin dhe një aktgjykim të Kushtetueses.

“Ne jemi që Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes finale me Republikën e Serbisë dhe assesi të mos pranohet para njohjes reciproke. Ky duhet të jetë parakushti për implementim të Asociacionit”, tha ai.

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate ka folur edhe për skandalin në Thesarin e Shtetit ku është abuzuar me dy milionë euro.

Ai ka thënë se rasti nuk duhet të lidhet me subjekte politike pasi personi në fjalë që ka abuzuar me paratë ka qenë shërbyes civil dhe jo i dërguar nga ndonjë subjekt politik.

“Sistemi duhet të vihet nën kontroll dhe të merren masa që të mos ndodhin gjëra të tilla në të ardhmen”, deklaroi Brestovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat