Opps: Xhemajl Rexha ‘rikthehet’ në Interaktiv

Aktuale

Opps: Xhemajl Rexha ‘rikthehet’ në Interaktiv

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:46
Xhemajl Rexha

Gazetari Xhemajl Rexha, i njohur prej vitesh si drejtues i emisionit Interaktiv në KTV, nga para disa muajsh ka kaluar në një televizion tjetër, në Kanal 10, ku tani e drejton emisionin Prime Time. Por, emisionin e sontëm, e hapi sikur në kohërat e vjetra.

Rexha sonte gjatë hapjes së emisionit Prime Time në Kanal 10 bëri një ‘Opps’, të ngjashëm me ata që i transmetonte kur drejtonte emisionin Interaktiv në KTV.

Gjatë hapjes së emisionit, gazetari Rexha, për një moment harroi se tani ndodhej në Prime Time, dhe tha përshëndetjen e tij të famshme: Shikues të nderuar, jemi me emisionin Interaktiv.

Natyrisht se këtë ‘Opps’ të tij e vërejti shumë shpejtë, dhe bëri një tërheqje intelegjente duke e lidhur me të ftuarin e tij në emision, Bilall Sherifin e Nismës.

“Ndoshta kjo lidhet me ju zoti Sherifi, pasi ju kam pasur shpesh të ftuar në Interaktiv”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat